23.05.2017

Sllovaki, makinë anti-protestues (Foto+Video)

27 Mars 2017

Pavarësisht stërvitjes që ata bëjnë, efektivët e policisë hasin shumë vështirësi kur janë përballë qindrave, apo edhe mijërave protestuesve.

Për të përballuar sa më mirë, e për të pasur sa më pak policë të lënduar gjatë protestave të dhunshme, policia në Sllovaki ka kërkuar dhe ka ndërtuar një makinë të veçantë.

Makina ka një mburojë, e cila është e blinduar dhe anti-zjarr, në të mund të strehohen 38 policë. Ajo mund të zgjerohet për t’iu përshtatur përmasave të ndryshme të rrugëve.