24.09.2018

Rruga më e rrezikshme në botë bëhet atraksion turistik

29 Qershor 2018

Një rrugë malore mes provincave Trabzon dhe Bayburt në verilindje të Turqisë, e cila është cilësuar si “rruga më e rrezikshme në botë”, do të jetë atraksion turistik për të pasionuarit pas natyrës.

E zgjedhur para tri viteve si “rruga më e rrezikshme në botë” kjo rrugë gjarpëruese lidh provincat Trabzon dhe Bayburt përmes malit Soganli.

Me 13 kthesa të mprehta, ajo mendohet të jetë më e rrezikshme se e ashtuquajtura “rruga e vdekjes” në Bolivi, duke shkaktuar vështirësi për drejtuesit e automjeteve.

Rruga në fjalë për herë të parë është ndërtuar gjatë pushtimit rus në vitin 1914 me angazhimin në punë të popullatës vendase.

Për shkak të reshjeve të dëborës, transporti në këtë rrugë ndërpritet për gjashtë muaj të vitit.