18.12.2017

Rinia e përjetshme

27 Korrik 2017

Mosha thonë nuk fal njeri, e ndërsa femrat sot përmes trajtimeve e një kujdesi të madh për veten mund të përpiqen të frenojnë pak efektet e saj, memeshkujt nuk ndodh kështu.

Megjithatë fotografi aziatik Chuando Tan tregon se nuk ka receta për këtë punë dhe se fytyra e tij prej djaloshi, në fakt, fsheh plot 50 vitye që ish modeli nga Singapori mban mbi shpatulla.

Të gjithë  do të vinin bast se nuk është më shumë se 25 vjeç. Për një kohë të gjatë Chuando ka punuar  si model e më vonë, vendosi të kalonte në anën tjetër të aparatit fotografik, duke u kthyer në një fotograf shumë të vlerësuar të modës e tani vonë ka hapur dhe një agjenci të tijën.

Përveç selfie-ve, subjektet e preferuara të 50-vjeçarit janë VIP-at aziatike por e bën edhe ndonjë përjashtimn siç ishte ai në 2008-tën kur punoi me Janet Jackson për ilustrimin e albumit “Discipline”.

Vështirë të mendosh që ky djalë ka ardhur në jetë përpara gjysëmshekulli, shkruajnë  mediat e huaja të cilat e etiketojnë si “Dorian Gray”, modern li lindjes së largët. Eliksiri i rinisë së përjetshme të Chuando-s është tepër i thjeshtë e gati gati banal.

Për fizikun e tij të jashtëzakonshëm i duhet të shkojë në palestër çdo ditë. Preferon përgjithësisht të shmangë dushin në orët e vona të natës apo në mëngjes herët dhe ushqim të preferuar ka mishin e pulës.