28.05.2017

Qyteti i verdhë meksikan (FOTO)

26 Prill 2017

Izamal, qyteti i verdhë, është një nga qytetet koloniale meksikane, dhe që botërisht njihet si qyteti magjik, pasi ka histori, bukuri dhe legjendë.

Izamal në fakt, është një qytet mjaft tërheqës, me ndërtesat e saj me ngjyrë të verdhë të artë. Ai ka qenë një fshat i rëndësishëm fetar maja. Sot është një sit arkeologjik me katër piramida të mëdha që dominojnë qendrën e qytetit.

Ai njihet dhe si “Ciudad de las Tres Culturas” (Qyteti i tre kulturave), ku takohen tre civilizime që kanë jetuar në gadishullin e Jukatanit, maja, ku janë ende të dukshme disa mbetje arkitektonike, spanjollët, që jetuan gjatë kohës së kolonizimit dhe lanë arkitekturën e tyre të tipit kolonial, dhe meksikanët që jetojnë aktualisht.