19.11.2017

Projektet kapitale, në rrezik pas rënies së Qeverisë

11 Maj 2017

Votimi i mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës, besohet se mund të ketë ndikime edhe në dinamikën e realizimit dhe zhvillimit të disa projekteve ekonomike në vend. një palë zgjedhje parlamentare në Kosovë, buxheti shpenzon deri në 10 milionë euro.

Të martën, 78 deputetë të Kuvendit të Kosovës, kanë votuar për mocionin të inicuar nga opozita, çka ka rezultuar me rënien e Qeverisë se Kosovës, të drejtuar nga kryeministri në largim, Isa Mustafa.

Ekspertët e çështjeve ekonomike, konsiderojnë se ndërrimi i shpeshtë i qeverive po e ngadalëson realizimin e projekteve.

Sipas agjendës së Qeverisë në largim, disa prej projekteve në proces, janë ndërtimi i termocentralit, “Kosova e Re”, pastaj rivitalizimi i Kombinati “Trepça” dhe projekti Zonës Turistike në Brezovicë.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, thotë se edhe pas rënies se Qeverisë, administrata shtetërore është dashur të funksionojë, por në Kosovë thotë ai, është bërë praktikë që deri në formimin e Qeverisë se re, projektet kapitale të pezullohen ose të rinisin nga zeroja.

“Përderisa në Kosovë dhe në Ballkan të gjitha projektet janë të lidhura më politikë, do të ngadalësohet ritmi i tyre deri sa të formohet Qeveria e re, dhe Qeveria e re do të ketë prioritet që ato projekte të nisura të përfundojnë, nëse nuk fillojë edhe njëherë të gjitha nga zeroja”, ka thënë Shahini.

Berim Ramosaj, profesor në Universitetin e Prishtinës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se projektet kapitale ndikohen nga rënia e Qeverisë, por dëmet nuk janë më të mëdha se sa nevoja për ndryshime qeverisëse.

Sipas tij, Qeveria tashmë në largim, edhe ashtu nuk ka qenë në gjendje që të marrë vendime të rëndësishme.

“Nëse i masim humbjet që i kemi, qoftë në procesin e privatizimit, apo humbjeve që realizohen si rezultat i dëmeve nga gjykimet që ndodhin ndaj ndërmarrjeve publike ose kostot oportune që kemi mundur t’i realizojmë dhe nuk i kemi realizuar, tregon se kostoja është shumë e vogël, karshi ndryshimeve”.

“Unë në emër të ndryshimeve arsyetoj çdo veprim”, ka thënë Ramosaj për Radion Evropa e Lirë.

Edhe ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Ismail Kastrati, thotë se Qeveria në largim nuk ka pasur fuqi që të shtyjë përpara projektet kapitale.

Sipas tij, është me rëndësi që sa më shpjet të mbahen zgjedhjet dhe të mos vonohet procesi i krijimit të institucioneve të reja.

“Varet sa do të zgjasë procedura rreth zgjedhjeve, sa shpjet do të formohet Qeveria dhe sigurisht se duhet të fillojë dinamika e realizimit të projekteve. Kjo Qeveri, kohëve të fundit u pa se nuk kishte fuqi, që të shtyjë proceset përpara dhe të marrë vendime të rëndësishme”.

“Pra, të shpresojmë se zgjedhjet do të shkojnë mirë, të vije një Qeveri pak më energjike, të jetë më kompetente në shtyrjen e proceseve ekonomike dhe besoj se do të bëhet më mirë”, ka thënë Kastrati për RadionEvropa e Lirë.

Ndryshe, pothuajse asnjëra legjislaturë në Kosovë nuk ka arritur të përfundojë mandatin kushtetues katër vjeçar, çka ka ndikuar që vendi të shkojë në vazhdimësi në zgjedhje të parakohshme.

Mesatarja e një mandati qeverisës në Kosovë nuk ka arritur të jetë më shumë se dy vjet e gjysmë.

Zgjedhjet e fundit të parakohshme ishin mbajtur në qershor të vitit 2014.

Organizimi i zgjedhjeve të parakohshme, proces ky që besohet se vjen si rrjedhojë e zhvillimeve të fundit, ka një kosto të lartë financiare. Sipas llogaritjeve, vlerësohet se për