24.03.2017

Prej sot flamuri i Kosovës valëvitet në Murin Kinez, krejt kjo falë këtij çifti (Foto)

20 Mars 2017

Çifti kosovar Visar e Yllka Kastrati - që tashmë është bërë i njohur për ecjen e tyre nëpër vende të jashtëzakonshme të botës – kësaj radhe ka shkelur në Murin e Madh kinez.

As kësaj here nuk kanë lënë pa marrë me vete flamurin e shtetit të Kosovës.

Çifti që jeton në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kësaj radhe kanë nisur një turne nëpër Azi, derisa fillimisht janë ndalur në Kinë.