17.12.2017

Përdori mikserin e çimentos për të përzier mishin e donerit, burgoset pronari

30 Shtator 2017

Një person që ka përdorur një mikser të çimentos për të furnizuar me mishi pule dyqanet e qebapit rreth Londrës dhe në juglindje të Anglisë, është burgosur dhe është urdhëruar të paguajë një gjobë prej më shumë se 50,000 paund.

Sukru Ahmet, 60 vjeç, nga Sidcup, u gjet të ruante gjashtë ton shpendë të ngrirë, të cilët nuk kishin një datë të përdorimit ose e kishin të skaduar, shkruan Independent.

Kompania e z. Ahmet në Mbretërinë e Bashkuar, Chicken Doner and Poultry Ltd, me seli në Sëanley në Kent, gjithashtu po shiste pulë nga Gjermania të etiketuar si mish britanik.

Ai u gjet gjithashtu të përpunonte mishin duke përdorur një mikser çimentoje të konvertuar.

Ahmet u ballafaqua me 21 akuza për thyerjen e ligjeve të sigurisë ushqimore në Gjykatën e Kurorës së Maidstone në mars.

Ai është burgosur për katër muaj dhe ka urdhëruar të paguajë gjoba dhe shpenzime prej 53,760 £ dhe atij i është ndaluar të drejtojë një biznes ushqimor në të ardhmen.

Inspektorët e higjienës bastisën uzinën e tij të Sëanley dhe z. Ahmet premtoi të ndërpresë punën, por dy muaj më vonë, ai u gjet të vazhdonte të përpunonte mish.

Atij ju lëshua një paralajmërim tjetër, por një inspektim i mëtejshëm disa muaj më vonë zbuloi se Ahmet ende po sillte produkte të shpezëve, duke përfshirë mishin e dynerit.

Mishi u kontrollua dhe u vlerësua si i papërshtatshëm për konsum njerëzor.

Zyrtarët lokalë thanë se ky rast është një nga shkeljet më serioze të ligjeve të sigurisë ushqimore.