24.10.2018

Një i ri vdes nga hedhja e tepërt e deodorantit

27 Gusht 2018

Një adoleshent vdiq nga inhalimi i gazit butan, pasi hodhi shumë sprej të deodorantit, thuhet sipas një hetimi gjyqësor.

Thomas Townsend, 16 vjeç, hodhi sprejin e një deodoranti të tërë në pothuajse gjithë trupin e tij. Ai e bëri këtë në vend të dushit, dhe ia doli që në ditë ta shpenzojë një shishe deodorant.

Mjeku ligjor në Gjykatën Folkestone Magistrates, mësoi se policia kishte gjetur rreth 45 kanaçe boshe deodorant në dhomën e tij.

Ai vdiq në shtëpinë e fëmijëve Red Lodge në Millfield, Folkestone pasi një anëtar i stafit zbuloi trupin e tij në dhomën e tij.

Ndihmësit u thirrën në vendngjarje, por nuk ishin në gjendje që ta shpëtonin atë, thuhet sipas Daily Telegraph.