18.07.2018

Ngordh rinoceronti i fundit i bardhë mashkull (Foto)

20 Mars 2018

Rinoceronti i bardhë i veriut, i fundit në tokë, ka ngordhur pas disa muajsh në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Sudan, 45 vjeç, jetonte në Rezervuarin “Ol Pejeta” në Kenia.

Rinoceronti i bardhë, i fundit mashkull, mbylli sytë përgjithmonë të hënën.

Kafsha la pas vetëm dy rinocerontë të gjinisë femërore, vajzën dhe mbesën e tij.