24.09.2018

Mahnitëse, qeni shpëton agjentin

25 Qershor 2018

Ai quhet Poncho dhe është qeni më i famshëm momentalisht.

Është stërvitur nga policia e bashkisë së Madridit dhe videoja ku Poncho i jep ndihmën e shpejtë policit duke i bërë masazh kardiak është bërë virale.

Videoja e publikuar më 22 qershor në Twitter nga policia e Madridit është parë më shumë se 700 mijë herë.

Në fillim duket sikur qeni kërcen kot mbi gjoksin e agjentit të policisë por nëse shihet me vëmendje putrat e tij janë në një pozicion ku mbahen për të praktikuar një masazh kardiak.