25.08.2019

Lë të dashurën supermodele sepse s’gjen kohë për video-lojën

25 Korrik 2018

Yanet Garcia, modelja meksikane, e njohur edhe si prezantuesja e motit më seksi në botë, është lënë papritur nga i dashuri, i cili thotë se nuk gjente dot kohë për të luajtur me video-lojën “Call of Duty”.

I dashuri, Douglas “FaZe Censor” Martin, një personazh i njohur amerikan në Youtube, është në fakt lojtar profesionist në lojën Call of Duty, që merr pjesë në kampionatet zyrtare.

Ai e dha lajmin në Youtube e tha që do të përqendrohej i gjithi te loja, ndërkohë që Yanet-a do të vazhdojë punën në Meksikë si prezantuese moti.

Ajo shkroi një mesazh në Twitter ku thoshte se i ishte thyer zemra, pastaj postoi një foto që vinte në dukje të pasmet, prej të cilave ka marrë famë botërore.