25.06.2017

Lansohet programit trajnues ‘Machine Learning Fellowship’

12 Qershor 2017

Në kuadër të bashkëpunimit dhe partneriteti mes Qendrës Inovative të Kosovës dhe invaluable GmbH njoftojmë për fillimin e Komunitetit: Cloud Community Kosovo dhe lansimin e Programit tonë trajnues – Machine Learning Fellowship.

Programi  është i  bazuar në teknologjinë e intelegjencës artificiale. Programi trajnues  u dedikohet në rend të parë studentëve të viteve të fundit të studimeve si dhe programerëve  të rinj entuziastë  të cilët dëshirojnë të thellohen dhe të zhvillohen profesionalisht në teknlogjinë më të re.

Kandidatëve të suksesshëm ju ofrohet kontratë pune tek Invaluable GmbH, në Berlin.

Bartës të këtij projekti dhe përfaqësues për Kosovë janë Astrit Dibrani dhe Markus Klein të cilët do jenë në Kosovë prej datës 09.06.2017 deri më 14.06.2017 dhe mund t’i kontaktoni për informata rreth intervistës.

Ju lutem thirni në +49 (0) 160 163 2851 WhatsApp dhe Viber. Për informata të mëtutjeshme rreth programit  trajnues vizitoni linqet:

www.community-kosovo.cloud
dhe  www.invaluable.io/fellowship