17.02.2019

Karamelet e gomës për fëmijë me përmbajtje të marihuanës

10 Shkurt 2019

Një grup i nxënësve në një shkollë fillore në Cleveland janë dërguar në spital pasi që ngrënies së karameleve të gomës, ku sipas konstatimit të policisë ato ishin duke përmbajtur substancë narkotike të llojit marihuanë.

Të hënën një ndihmëse e mësueses kishte parë fëmijët në një dhomë duke ngrënë karamele prej gomës që përmbanin drogë. Pas lajmërimit të mësueses shkolla ka lajmëruar policinë dhe shërbimet emergjente mjekësore.

Policia e qytetit, Clevelandit ka arrestuar, Shari Gouldin, nënën e një nxënësi pasi që ata thonë se ajo i ka sjellë karamelet në shkollën fillore, “Anton Grdina”, nën dyshimin se ka rrezikuar jetën e fëmijëve.

Sipas Policisë thuhet se nxënësi i cili kishte pasur karamelet i kishte shpërndarë me 12 nxënës të tjerë. Ndërsa pesëmbëdhjetë fëmijë të moshave 5-9 vjeç ju kishin bërë analizat për përdorim të drogës me ç’rast ishin liruar nga Spitali.

Zyrtari për media në Spitalin Universitar Ahuja, Katelyn McCarthy kishte treguar për CNN se fëmijët ishin ankuar për dhembje të stomakut, përcjell Gazeta Insajderi.

Policia kishte vënë re pas testimit se fëmijët kishin ngrënë karamelet e gomës me një përmbajte të marihuanës të quajtur tetrahydrocannabinol, i njohur edhe si THC.

Doktoresha Suzan Mazor, drejtoresh e toksikologjisë për Spitalin e Fëmijëve në Seattle ka treguar se si mund të ndikjë marihuana tek fëmijët.

“Fëmijët e vegjël reagojnë ndryshe ndaj marihuanës – ndryshe nga të rriturit ose adoleshentët zakonisht. Ata kanë më shumë gjasa të jenë të përgjumur, me vështirësi në ecje dhe konfuzion ekstreme”, ka treguar Mazor.