21.08.2018

Kapet breshka 'aliene'!

16 Korrik 2018

Shumë nga ata që e kanë parë për herë të parë hodhën hipotezën se kemi të bëjmë me një breshkë “aliene”.

Kjo krijesë e veçantë u gjet në Itali, në lumin Garda. Ajo është një prej shumë llojeve të breshkave. Specia quhet “Pelodiscus sinensis” dhe është tepër e rrallë.

Në Itali ajo nuk ka habitatin e saj por studiuesit thonë se me shumë mundësi dikush mund ta ketë sjellë nga Kina, Vietnami apo Tajvani ku kjo breshkë mund të gjendet.

Ajo që e bën të veçantë dhe të duket si "aliene” është hunda e saj e gjatë dhe sytë e ndritshëm.

Breshka u dorëzua në parkun e Bussolengo në Verona ku do t’u nënshtrohet analizave.