26.04.2018

I kishte zënë dy vende të parkimit, ja si e zgjidh problemin vozitësi i zemëruar (video)

15 Mars 2018

Nëse ka diçka që i zemëron pa masë vozitësit, atëherë është parkimi i vozitësve tjerë. Me siguri nuk ka gjë më të rëndë se kur do të parkosh dhe e sheh një vend të lirë, por nuk është i mundur parkimi për shkak të (mos) aftësisë së vozitësit tjetër i cili në vend të një vend parkimi i ka zënë dy apo tri vende për vetura.

Se sa mund ta “qesin prej takti” vozitësin këto situata tregon ky xhirim i pabesueshëm nga Rusia.

Burri kishte gjetur një vend të lirë në një parking, por nuk mundte ta fuste veturën aty për shkak të një “të mençuri” i cili kishte parkuar në mënyrë diagonale dhe kështu i kishte zënë vend për dy vetura.

Por, vozitësi i zemëruar e ndal veturën e vet, e nxjerrë nga bagazhi i vet një metalprerës dhe e pret krahun e pasmë të majtë të veturës e cila ishte parkuar keq.

Pasi që e bën këtë, pa problem e parkon veturën e vet, dhe xhirimi së shpejti bëhet hit nëpër rrjete sociale.

Një numër i madh i përdoruesve e kanë lavdëruar veprimin e këtij vozitësi të gjindshëm duke thënë se “e ka plotësuar ëndrrën e shumë njerëzve”.