12.11.2019

Historike – Skuadra izraelite pranon lojtarë arabë

23 Gusht 2018

Tashmë duket se barrierat fetare janë thyer dhe në skuadrën e Beitar Jeruzalem. Skuadra e cila nuk ka pranuar asnjëherë lojtarë arabë tashmë do ta lejojë këtë gjë.

Presidenti i skuadrës ka hasur në kundërshtim nga opinioni publik dhe ka qenë kjo arsyeja që ai është detyruar që të lejojë edhe arabo-izraelitët që të bëhen pjesë e skuadrës.

Beitar Jeruzalem i ka rrënjët në historinë nacionaliste izraelite dhe nuk kishte pranuar asnjëherë arabë të cilët përbënin edhe 17.5 për qind të popullsisë të cilët janë të fesë myslimane ose katolikë.