16.08.2017

Gjermani e bën atë që se ka bërë askush për kombin shqiptar (Foto)

26 Korrik 2017

Quhet Guido Pohlmächer dhe është nga qyteti  Heilbronn i landit Baden-Württemberg në Gjermani. Por, të paktën, në pamjen e parë, duket ‘më shqiptar se shqiptarët’. Ai ka bërë atë që asnjë shqiptar nuk e ka bërë deri më tani. Në fytyrë e ka bërë tatuazh shqiponjën dykrenare.

Guido 35 vjeçar, ka filluar të dashurohet me kombin shqiptar pas njohjes me Maxhun Hotin, një djalë nga Rogova e Hasit. Shoqërimi me të, ka bërë që gjermanit t’i shtohet dashuria për shqiptarët. E këtë dashuri e ka shprehur edhe përmes tatuazhit në faqen e majtë, raporton KosovaOnline.info.

Brenda shqiponjës kuqezi, ka shkruar edhe shkronjën A dhe D, njëra që simbolizon Shqipërinë (Albania), e tjetra Gjermaninë (Deutchland).

Me këtë pamje, Guido ka befasuar shumë bashkëvendas të shokut të tij, Maxhun Hotit, në Rogovë të Hasit. Guido do të jetë njëri prej dasmorëve të dasmës së shokut të tij që mbahet këtyre ditëve, ndërsa i befasuar me mikpritjen, ka thënë se çdo vit do ta vizitojë Kosovën./KosovaOnline.info/