24.04.2019

Gjarpri 1.5m kafshon gruan teksa ishte në tualet

26 Janar 2019

Një australiane u kafshua nga gjarpri, teksa ishte ulur në tualet.

59 vjeçarja Helen Richards tha se ndjehu një pickim të shpejtë kur po kryente nevojat personale në banjën e shtëpisë së saj në Brisbejn të Australisë. Ishte pikërisht atëherë kur reptili e kafshoi  në pjesën e prapme të trupit.

Kur u kthye që të shihte pas, u terrorizua kur pa një piton 1.5 m, që doli nga tualeti.

Fatmirësisht, pitoni ështe johelmues, por gruas iu desh trajtim mjekësor me antiseptikë.