28.05.2017

Gazetari i BBC-së ia kap c... këmbësores në transmetim të drejtpërdrejtë (Video)

16 Maj 2017

Reporteri i BBC-së, Ben Brown, e ka kapur aksidentalisht për gjoksi një këmbësore gjatë një transmetimi të drejtpërdrejt.

Ai ka shkaktuar huti në rrejtët sociale, me përdoruesit që kanë pyetur të habitur se çfarë po ndodhte në videon tronditëse, transmeton Express.

Derisa po diskutonte manifestin e liderin labursit, Jeremy Corbyn, në kanalin e lajmeve të BBC-së, një kalimtare e rastit tha “absolutisht fantastike!”

Teksa transmetimi i tij u pengua nga ajo, ai e zgjati dorën për ta larguar atë, por e bëri këtë duke e terhezur për gjoksi.

Pasi që e largoi anash, ajo eci pas tij dhe e goditi me shuplakë në shpinë.

Megjithatë, u duk se ajo nuk u shqetësuar nga kontakti i çuditshëm i Brown, pasi që qeshi pas asaj që ndodhi.

Ben Brown po raportonte nga Bradford për manifestin e Partisë Labursite.

Brown ka shkruar më pas në Twitter: “Pengimi i transmetimit në Bradford – thjesht u mundova që ta minimizoja pengimin kur ndodhi ajo që ndodhi live, ishte e paqëllimtë”./Express/