24.11.2017

Fusha e shtuar me tepihë, atraksion i ri turistik në Turqi (Foto)

9 Korrik 2017

Turistët po vizitojnë çdo ditë e më shumë një fushë në periferi të Antalias së Turqisë, ku shtrohen tapetet e punuara me dorë. Shtrojat vendosen nën diell, që t’ju zbuten ngjyrat dhe të ajrosen që të jenë më të freskëta.

Ky proces që është realizuar shumë vite me radhë, po u pëlqen vizitorëve që duan t’i shohin nga afër tapetet me nuanca dhe dizajnë të veçanta.

“Më parë vetëm i sillnim deri këtu dhe i kthenim prapa, duke mos fituar asgjë. Tani ndodhë që shumë tapete të blihen nga vizitorët”, ka thënë një tregtar lidhur me rastin.