18.12.2017

Fisi i izoluar ku lahen me urinën e lopës për të luftuar infeksionet! (Foto)

25 Nëntor 2017

Këto imazhe kaq befasuese tregojnë se si është jeta e përditshme për një fis në Sudanin e Jugut.

Pak njerëz kanë mundësi të kenë akses në jetën e përditshme të tribusë Mundari.

Një prej fatlumëve është edhe Tariq Zaidi, që sjell këto pamje.

Mëngjesi nis si zakonisht për njerëzit e kësaj tribuje, të cilët pasi pastrojnë dhëmbët me kunja, shkojnë poshtë lopëve dhe lahen me urinën e tyre.

Ky veprim jo vetëm i ndihmon që të parandalojnë infeksionet, por edhe ua bën flokët me ngjyrë portokalli.

I riu nga fisi vazhdon rutinën: Ai më pas pi qumësht direkt nga lopa.

Por anëtarët e këtij fisi lyhen vazhdimisht edhe me hirin e zjarrit.

Sipas tyre, kjo i ndihmon nga infeksionet, pickimet e mushkonjave, por edhe i nxehti përvëlues i Sudanit.

Lopët janë shumë të rëndësishme në jetën e tyre dhe ata i mbrojnë me çdo kusht.

Një lopë ose një dem kushton deri në 500 dollarë, një shifër shumë e lartë për këtë vend.

Ata e mbrojnë lopën deri edhe me jetën e tyre.

Çdo vit në këtë vend vidhen 350 mijë lopë dhe vriten mbi 2500 persona nga hajdutët e lopëve.

“Lopët trajtohen si anëtarët e familjes,” thotë fotografi.

“Familjet flenë me lopët, madje sigurohen se terreni ku shtrihen ato të jetë sa më i mirë dhe i butë”.