22.08.2017

Filmi Dokumentar për varrezat masive shqiptare, fiton në Beograd! (Video)

3 Prill 2017

Dokumentari “Dubina dva” i regjisorit serb Ognjen Glavoniq është shpërblyer mbrëmë në edicionin e radhës të festivalit të filmit Martovski në Beograd.

Festivali në përfundimin e tij i dha çmimin për dokumentarin më të mirë regjisorit që ka hulumtuar më shumë varrezat masive në periferi të Beogradit, ku një pjesë e mirë e shqiptarëve janë masakruar dhe më pas janë zhdukur, disa për tu gjetur më pas e disa të tjerë kurrë.

Regjisorët Zoran Tairoviq dhe Vladimir Milovanoviq po ashtu janë ndarë me çmime nga ky festival.

“Dubina Dva” është shfaqur pothuajse në qytetet ish jugosllave në të cilat ka ndodhur luftë dhe viktimat e të cilave mund të jenë në këto varreza masive, përfshirë Prishtinën dhe Sarajevën.