22.07.2017

Fëmija më muskuloz në botë?!

4 Korrik 2017

Chen Yi është vetëm 7 vjeç, por me shpejtësi është bërë i famshëm në rrjetet sociale për shkak të muskujve.

Edhe pse në një moshë të tillë, djali nga provinca Zhejiang në Kinë, ka një trup me të vërtetë për t’u admiruar.

Chen Yi është një gjimnast i talentuar dhe së fundmi ai ka fituar 6 medalje të arta.

Fotot e fundit të 7-vjeçarit janë shkrepur vetëm një ditë më parë gjatë kampionatit të gjimnastikës në Hangzhou ku ai shkëlqeu me paraqitjen e tij.

Megjithatë, nuk ishin rezultatet e arritura në këtë kampionat ato që e bën të famshëm Chen Yi, por muskujt e tij.