20.07.2018

E jashtëzakonshme: 19 mijë aeroplanë në të njëjtën kohë në qiell, asnjë aksident

3 Korrik 2018

Radari që i gjurmon fluturimet ka shpërndarë një video që tregon se si më shumë se 200.000 aeroplanë kanë fluturuar dhe janë ulur ditën e premte, e cila ka qenë dita me më së shumti fluturime në histori.

Sipas këtij grupi që i monitoron fluturimet kjo ka qenë dita më e zënë me fluturime, ku rreth 202.157 aeroplanë kanë fluturuar dhe janë ulur dhe asnjëri prej tyre nuk ka pasur ndonjë aksident apo problem.

Kjo faqe suedeze ka shtuar se kjo është hera e parë që janë bërë kaq shumë fluturime. Siç ka treguar ky grup, mbi 19.000 aeroplanë ishin duke fluturuar në të njejtën kohë për në drejtime të ndryshme të botes.

‘Dje ka qenë dita me më së shumti fluturime në histori deri më tani. 202.157 fluturime janë bërë! Hera e parë që ne kemi gjurmuar më shumë se 200.000 fluturime për një ditë,’ kanë shënuar në Twitter FlightRadar24./Gazetametro.net/