24.06.2019

Dhurata e veçantë, që Hitleri i bëri Ahmet Zogut për martesë

27 Shkurt 2019

Në vitin 1938 Adolf Hitleri i bëri dhuratë martese një Mercedez sportiv kabriole të kuq, Mbretit Shqiptar Ahmet Zogu, trasnmeton Gazeta Metro.

Vetura mbërriti në Shqipëri duke ardhur nga Shkodra. Për prodhimin e saj u deshën thuajse gjashtë muaj, ndërsa ishte kryevepra inxhinierike e kohës dhe maksimumi i luksit që njihej.

Mercedez-Benzi që i ishte dorëzuar Mbretit Zog, më 19 prill të 1938-ës, ishte model 540K kabriolet, i njëjtë me atë që Hitleri i kishte dhuruar po atë vit për martesën mbretit Faruk të Egjiptit dhe liderit sovjetik, Stalinit, me rastin e 60-vjetorit të lindjes.

Vetura ishte e kuqe, me veshjen e brendshme bezhë, me stemën mbretërore të stampuar në të dy dyert.

Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia, Zogu e mori atë me vete në Britani. Ajo figuron e regjistruar në Londër me targën “ENX 957”, por Mbreti doli me të vetëm një herë.

Në vitin 1944 nën shtytjen e Geraldinës, ai i dhuroi makinën Kryqit të Kuq Britanik dhe ky i fundit ia shiti një personi privat në vitin 1946.

Çifti i sapomartuar udhëtoi në mbarim të ceremonive nga Tirana në Durrës me një këtë Mercedes, për ta njohur popullin me Mbretëreshën