22.06.2018

Dënohet mjeku britanik, vizatoi inicialet e veta në mëlçinë e pacientit

12 Janar 2018

Një mjek është dënuar me 12 muaj punë për komunitetin pasi u vërtetua se gjatë dy operimeve kishte vënë inicialet e veta në organet e pacientëve, shkruajnë mediat ndërkombëtare, transmeton Gazeta Metro.

53 vjeçari Simon Bramhall përdori një mjet që nxjerr flakë dhe pas përfundimit të operacionit vizatoi në mëlçinë e dy pacientëve shkronjat S.B.

Djegiet e tilla që formojnë shkronjat në organe nuk bëjnë dëme shëndetësore dhe largohen vet pas një kohe, por veprimi si i tillë është dënuar nga gjykata në Britaninë e Madhe.

Një gjë të tillë ai e kishte bërë edhe më 2013, kur një pacient gjatë një kontrolli pas operacionit kishte vërejtur në fotografim dy shkronja, dhe më pas e kishte kuptuar që bëhej fjalë për inicialet e mjekut që e kishte operuar më herët.

Para procesit mjeku në fjalë kishte dhënë dorëheqje nga pozita, ndërsa në gjyq një pacient kishte dëshmuar që është ndjerë i dhunuar psikologjikisht dhe ka pësuar dëme emocionale.

Përveç punës së obligueshme për komunitetin, ai është dënuar edhe me një gjobë prej 10 mijë funtesh.