18.07.2018

BSPK nuk heq dorë nga paga minimale, kërcënon me veprime sindikale

11 Shkurt 2018

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Kryesisë Ekzekutive shpreh pakënaqësinë lidhur me mosplotësimin e kërkesave të BSPK-së, të parashtruara edhe më herët para Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe instancave tjera qeveritare.

“Nga të gjitha Sindikatat/Federatat e BSPK-së të përfaqësuara në Kryesinë Ekzekutive, në këtë mbledhje të jashtëzakonshme, u vendos që të vazhdohet me presionet sindikale për realizimet e qëllimeve sindikale dhe BSPK-ja nuk do të lejon që të shkelen të  drejtat elementare të punëtorëve”, thuhet në reagimin e BSPK-së.

BSPK kërkon nga Qeveria që sa më shpejt të rregullohet: Çështja e skemës pensionale, për punëtorët e larguar me dhunë nga puna gjatë të viteve të ’90; Çështja e pagës minimale në vlerën prej 250 Euro; Rritja e pagave; Çështja e rregullimit të sigurimit shëndetësorë për të punësuarit.

“BSPK-ja është e vendosur që të mos i ndalojë veprimet dhe presionet sindikale deri në realizimin e çështjeve të cituara me lartë, andaj përkushtimi i BSPK-së do të jetë maksimal për realizmin e  të drejtave elementare për punëtorët e vendit”, thuhet në fund të njoftimit