16.01.2018

Bora e mbulon shkretëtirën e Saharës

8 Janar 2018

Shkretëtira e Saharës është mbuluar të dielën nga bora 40 cm pas një stuhie që e goditi këtë vend, transmeton Gazeta Express.

Bora filloi të binte në orët e hershme të ditës së diel. Kjo është hera e tretë në 37-të vite që është parë borë në këtë vend.  Fotografi Karim Bouchetata tha: Ishim shumë të suprizuar kur u zgjuam në mëngjes dhe e pamë borën. Ajo filloi të shkrihej në orën 17:00-të.

Në vitin 2016-të bora kishte shkaktuar kaos me probleme të komunikacionit dhe me rrugë të ngrira.

Ndërsa, në janar të vitit 2017-të, kur qyteti u mbulua përsëri nga bora, fëmijët ndërtuan dordolecë.

Pavarësisht ndodhive, është shumë  e rrallë që të shihet borë në këtë vend sepse normalisht aty edhe në janar temperatura është 12 gradë.

Shkretëtira e Saharës mbulon gati të gjithë Afrikën Veriore dhe ka pasur ndryshime në temperaturë brenda viteve të fundit./Express/