16.01.2018

Binjakët lindin brenda 20 minutave, njëri më 2017 e tjetri më 2018

2 Janar 2018

Binjakët Joaquin dhe Aitana de Jesus Ontiveros pritej të lindnin më 27 janar të vitit 2018.

Megjithatë, nëna e tyre shkoi në lindje të parakohshme në natën e Vitit të Ri, dhe bebet lindën në ditë, muaj dhe vite të ndryshme.

Ata lindën shëndosh e mirë në Qendrën Mjekësore Rajonale Delano në Kaliforni të SHBA-ve.

Dy binjakët, ndonëse ndajnë gjithçka së bashku, nga gjenet e deri te ushqimi, ata nuk do ta kenë ditëlindjen e njëjtë, e as vitin e njëjtë të lindjes