24.03.2017

ATK me detaje të reja për kuponët fiskal

18 Mars 2017

Administrata  Tatimore e Kosovës ka njoftuar qytetarët e Kosovës të cilët po vazhdojnë të grumbullojnë kuponët fiskal që në mënyrë përfitimi  t’ ju  rimburësohen mjetet nëpër llogaritë e tyre bankare.

Për muajt e fundit të këtij projekti siç janë: Tetor, Nëntor, Dhjetor të vitit 2016,  ka përfunduar i gjithë procesi në mënyrë të rregullt i verifikimit të plikove me kuponë fiskal.

Zëdhënësja për informim e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa  në një përgjigje për “Indeksonline” ka treguar se sa i përket projektit me kuponë fiskal  në këtë  tre mujorin e fundit  ka mbetur vetëm edhe një pjesë e vogël e cila duhet që të  riverifikohet.

“99% (për qind)  te plikove janë verifikuar  edhe janë përcjell për rimbursim tek llogaritë personale të qytetarëve.

Ndërsa kanë mbet edhe disa te cilat duhet te riverifikohen për arsyeje të  ndonjë  mos përputhje të kritereve të caktuar”, thuhet në përgjigjen e ATK-së./Indeksonline/