23.05.2017

A do t’i dëmtojë bora të mbjellat, ja çka thotë profesori i bujqësisë

19 Prill 2017

Profesori i Fakultetit të Bujqësisë, në Universitetin e Prishtinës, Imer Rusinovci, thotë se bora e fundit mund t’i ketë dëmtuar më shumë pemët, por jo edhe të mbjellat.

Ai thotë se tek bimët lavërtare nuk është rreziku i madh, nëse të mbjellat nuk kanë dal mbi sipërfaqe të tokës dhe sipas tij, nuk ka vend për panik. Por pemër, Rusinovci thotë se mund të jenë më të ndjeshme ndaj temperaturave të ulëta.

“Temperaturat e ulëta që po mbretërojnë, normalisht që manifestohet në shkallë të ndryshme të dëmtimin të speciave të ndryshme dhe tek bimët. Tani sa do të jetë ajo e shprehur tek pemët, është normale sepse janë më të ndjeshmet. Te bimët lavërtarë, te misri, që është fusha ime, nëse dikush prej fermerëve e ka mbjell misrin dhe fara është në tok dhe nuk është shpërfaq bima mbi sipërfaqe të tokës, nuk ka rrezik as për panik dhe as nuk ka dëme”, ka thënë Rusinovci për lajmi.net.

Profesori i Bujqësisë thotë se këtë vit pemët kanë lulëzuar më herët, dhe normalisht mund të jenë më të ndjeshme.

“Te pemët dëmi është më i madh, sepse këtë vit 7 apo 8 ditë kanë pasur lulëzim më të hershëm se viteve tjera, dhe kjo fazë është e ndjeshme, sepse organet gjenerative janë më të ndjeshme. Nëse sythi dëmtohet minus 3 gradë, lulja dëmtohet minus 2, fruti dëmtohet minus 8. Shkalla e ndjeshmërisë shkon varësisht prej fazës së bimës qysh e ka zënë”, ka thënë ai.

Ndërsa për këtë të premte janë paralajmëruar temperaturat edhe minus që do të shkojnë, ndërsa sot në shumë qytete ka pasur reshje shiu dhe bore./Lajmi.net/