20.10.2019

24 vjeçari nudo përleshet me policinë

23 Qershor 2018

Një burrë në Teksas është arrestuar pasi u shfaq i dehur dhe i zhveshur në një kazino në Luiziana, ndërsa u përlesh me oficerët e policisë që po përpiqeshin për ta arrestuar atë.

Incidenti i çuditshëm u zhvillua në DiamondJacks Casino në Bossier City të martën dhe u kap në video, që tregon 24-vjeçarin Terrence Roquemore me "kostumin e lindje" duke hedhur karrige në drejtim të oficerëve.

Sipas një deklarate nga departamenti i policisë, rreth orës 11.40 të mëngjesit të së martës, zyrtarët u thirrën në kazino, ku një person i çrregullt refuzonte të largohej prej andej.