26.07.2017

Veshjet e meshkujve që femrat nuk i durojnë dot

6 Shkurt 2017

Ka disa lloj veshjesh të cilat asnjë femër në botë nuk do t’i pëlqente, edhe nëse do të visheshin nga mashkulli më tërheqës që eksiton.

Edhe pse shumë nga ne nuk do të guxonin të shprehnin me zë të lartë mospëlqimin për një veshje të caktuar tek një mashkull, duke mos dashur ta vëmë në siklet. Nga statistikat e realizuar në disa forume femrash në internet dhe në revista, janë zbuluar edhe veshjet e meshkujve të cilat femrat nuk i durojnë dot.
 
Bluzë me dekolte shumë të hapur
 
Nëse një jakë ‘V’ e zakonshme në një bluzë për meshkuj jep një ndjesi stili, kjo dekolte tepër e thellë duket thjesht vulgare.
 
Pantallona shumë të shkurtra
 
Pantallonat e shkurtra të burrave që arrijnë më lart se gjuri vazhdojnë të ruajnë ndikimin e tyre mbi disa djem, por ato mbeten krejtësisht të pakuptueshme për pothuajse të gjitha gratë. Fakti është se këmbët leshtore gjysmëlakuriq në vende publike i bëjnë gratë më shumë të largohen se sa të tërhiqen prej meshkujve.
 
Bluza me e slogane apo shaka bajate
 
Bluzat me slogane duken më tepër si një reklamë për personin që e ka veshur. Ato nuk janë mënyra më e mirë për të tërhequr vëmendjen. Është më mirë të veshësh diçka më të thjeshtë, por cilësore në vend që të bësh të pamundurën për t’i bërë njerëzit që të përqendrohen në një mendim banal apo në një shaka.
 
Shapkat me gisht
 
Shapkat me gisht duhet të vishen – nga femrat dhe meshkujt – vetëm në plazh dhe askund tjetër.
 
Jelek i kombinuar me bluzë pambuku

 
Disa herë meshkujt preferojnë të kombinojnë një jelek klasik me një bluzë sportive pambuku, në përpjekje ndoshta për t’i dhënë gjallëri veshjesh. Fatkeqësisht, shumicës së femrave kjo veshje nuk iu duket aspak tërheqëse dhe në rastin më të keq, iu duket qesharake.
 
Rripa me pllaka të mëdha dhe shkëlqim
 
Një rrip shumë i madh me një pllakë gjithashtu të madhe e plot shkëlqim sipër është padyshim një prirje e vjetruar mode. Është më mirë t’i jepni përparësi një rripi të thjeshtë lëkure, funksioni i vetëm i të cilit është të mbajë pantallonat lart.
 
Rroba me ngjyrë rozë
 
Gratë shpesh e kanë të vështirë të shpjegojnë se pse nuk e pëlqejnë pamjen e meshkujve të veshur me rozë. Por ajo që ka me të vërtetë rëndësi është që meshkujt ta kuptojnë se kjo ngjyrë e veshur prej tyre nuk është aspak tërheqëse për shumicën e grave.
 
Xhinse shumë të ngushta
 
Nuk ka asgjë të keqe tek xhinset e ngushta në vetvete, por kur ato tentojnë të jenë më të ngushta edhe se xhinset që përdorin femrat, i vënë këto të fundit në siklet …dhe konkurrencë.
 
Bizhuteri të rënda
 
Të vendosësh shumë bizhuteri në të njëjtën kohë nuk është ndonjë pamje e bukur, dhe kur bëhet fjalë për meshkuj pastaj, kjo është edhe e papranueshme nga shumë femra./Gazeta Shqip/