22.11.2017

Tradhtia e forcon më shumë një lidhje

3 Nëntor 2017

Për shumë njerëz tradhtia është mashtrimi i fundit dhe ajo që i jep fund një lidhjeje në sekondë.

Por një ekspert i lidhjeve këmbëngul se jobesnikëria nuk do të thotë ti japësh fund një lidhjeje, por në fakt e bën atë më të fortë.

Esther Perel, një terapiste e seksit dhe lidhjeve në SHBA thotë se tradhtia sjell përfitime në martesë pasi i shkund mirë njerëzit nga vetëkënaqësia.

“Disa prej tyre çojnë në ndarje, por të tjera në forcim të lidhjes”, thotë Perel duke shtuar se nuk përcaktohet nëse një çift është i mirë apo i keq, por divorci mund të konsiderohet vetëm një nga mundësitë, por jo e vetmja e mundësi.

“Mendoj se njerëzit duhet të jenë të aftë të përcaktojnë zgjedhjet që do të bëjnë për veten e tyre dhe pasojat që vijnë. Të shtysh njerëzit drejt divorcit apo të mendosh që divorci është zgjidhja më e mirë kur zhduk të gjitha lidhjet familjare…jetët e gjata janë të ndërthurura në martesë”, vijon Perel.

Psikologia thotë se tradhtia forcon lidhjen pasi e bën çiftin të vlerësojnë martesën e tyre. “Ndonjëherë lidhjet nga një ndodhi e tillë bëhen më të forta, më të ndershme se ajo që kishin më parë, pasi njerëzit më në fund janë rritur”, thotë ajo.