20.07.2018

Top 10 arsyet përse gratë ndahen nga burrat

9 Korrik 2018

Fatkeqësisht, ditëve të sotme rreth 30% e martesave përfundojnë me divorc.

Në mënyrë që t’i kuptoj arsyet prapa divorcit, shërbimi për prindërit beqarë dhe të shkurorëzuar ‘NextLove’ ka anketuar 43,000 femra në ueb sajtin e tyre, transmeton Telegrafi.

Synimet e ndryshme në jetë, tradhtia dhe fjalosja e vazhdueshme janë në maje të listës se përse femrat kërkojnë divorcin dhe lidhje të reja.

Shumica e femrave duan jetë emocionuese dhe aktive seksuale – nëse nuk e kanë këtë jetë në shtëpi, ato e kërkojnë diku tjetër dhe rrjedhimisht kjo shpie në shkatërrim të martesës.

Përveç kësaj, edhe problemet financiare, abuzimet fizike e emocionale janë arsyeja prapa shkatërrimit të shumë martesave.

Sidoqoftë, kjo është lista e plotë me dhjetë arsyet se përse femrat ndahen nga burri:

– Synimet e ndryshme në jetë

– Tradhtia

– Fjalosjet e vazhdueshme

– Mungesa e intimitetit

– Sëmundjet mendore

– Sjelljet e pahijshme

– Mërzia nga lidhja

– Abuzimi fizik

– Problemet shtëpiake

– Problemet financiare.