20.09.2017

Si të jeni joshëse për Shën Valentin

2 Shkurt 2017

Për kënaqësinë tuaj apo për të kënaqur tjetrin? Joshja nis nga detajet më intime, me të brendshmet më të shtrenjta për të dashuruar partnerin tonë mbrëmjen e 14 shkurtit.

Por gjithashtu për tu ndjerë të bukura dhe të rëndësishme në momentin e festimit të festës së të dashuruarve.

Grazia sjell një koleksion të propozuar nga markat më të mira, jo vetëm për të surprizuar partnerin por dhe për ti bërë një dhuratë vetes.

Fjala kyçe e trendit të këtij viti është: transparenca. Qoftë për veshje të buta, me efektin “nude”, apo me dantella nuk ka rëndësi. E rëndësishme është të garantoni efektin “duket dhe s’duket”.

Edhe ngjyra lë hapësira të mjaftueshme për diskrecion: e zeza është gjithmonë dhe më popullore, por nuk mungon as dantella e kuqe, apo romanca e rozës me të bardhën, dhe grija me tone blu.

Dantella është më e domosdoshmja për recipetën, apo të mbathurat. Çfarëdolloj qoftë modeli i tyre, korse, braziliane tanga, nuk ka rëndësi.

Për një natë mund të guxoni edhe në kombinimin e një rripit për të kompletuar efektin joshës.