19.10.2018

Salca më e mirë e makaronave është me spec të kuq!

23 Shkurt 2018

Për këtë recetë janë më të përshtatshme makaronat e shkurtra, mund të zgjidhni llojin që dëshironi! Ne i pastruam specat nga lëkura që të na shijonin më shumë por nuk është kusht i recetës!

Përbërësit për 4 persona:

450gr makarona format i shkurtër ● 2 speca të kuq të mëdhenj ● 4 lugë gjelle pana për kuzhinë ● 150gr djathë i bardhë ● vaj ulliri ● kripë

Përgatitja:

1. Lajmë dhe pastrojmë specat e kuq. I ndajmë në rripa të hollë dhe i përvëlojmë në ujë të valuar për 10 minuta. I kullojmë dhe me pas i grijmë në mikser (ose me grirësin e frutave) me pak vaj ulliri, kripë, panën dhe djathin e bardhë.

2. Makaronat e ziera i kullojmë, i hedhim në një tas të madh dhe i përziejmë me peston e specit me shpejtësi.

3. I shërbejmë menjëherë dhe nëse dëshirojmë mund ta përfundojmë pjatën me djathë të bardhë të grirë.