20.11.2017

Rreziku i ripërdorimit të shisheve plastike

27 Qershor 2017

Me temperaturat gjithnjë e në rritje duhet të konsumojmë më shumë ujë për të qenë të hidratuar. Por nëse jeni personi që rimbushni shishet plastike çdo ditë, në fakt po e dëmtoni më shumë veten.

Kjo pasi shishet plastike që i rimbushni nuk janë prodhuar për këtë, që do të thotë se ato janë një-përdorimshe dhe kanë potencialin të lëshojnë kimikate për të mbajtur baktere të dëmshme.

Në veçanti ka shqetësime për Bisphenol A (BPA), një kimikat, i cili përdoret për të prodhuar plastikën dhe se mund të ndërhyje në hormonet e njeriut.

“Disa kimikate të zbuluara në shishet plastike mund të prekin çdo sistem të trupit tonë. Mund të ndikojnë në ovulim, të rrisin rrezikun e problemve të shtyrë nga hormonte si PCSO, kanceri i gjirit, endometrioza dhe shumë të tjera”, paralajmëron doktoresha Marilyn Glenville.

Ky shqetësim është përcjellë dhe nga NHS-ja, e cila konfirmon se BPA ka fuqinë të migrojë tek pijet. Megjithatë, sugjerojnë se kërkohen më shumë studime lidhur me ndikimin e kimikateve tek njerëzit.

Por jo vetëm kaq. Në një studim të drejtuar nga Treadmill Rivievv, studiuesit kanë testuar në laborator bidonat e ujit pas përdorimit nga një atlet për një javë, dhe zbuluan se një numër i madh bakteresh kalonin 900 mijë njësi formimi koloni për cm katror. Dhe kjo është shqetësuese, më shumë baktere se mesatarja e tualetit, shkruan TCh.

Gjithashtu u gjet se 60% e mikrobeve që gjetën në shishet e ujit ishin në gjendje të sëmurnin njerëzit.

Pra,çfarë duhet të bëni që të mos sëmureni?

E thjeshtë, mos i ripërdorni shishet plastike. Konsumojini lëngun që kanë dhe riciklojini. Një ide e mirë është dhe blerja e shisheve plastike pa BPA kur është e mundur, apo të zgjidhni një prej qelqi apo inoksi.