19.09.2017

Rregulloni kështu sfungjerët që të pastroni më mirë (Video)

20 Qershor 2017

Sfungjerët janë mjetet kryesore për pastrimin e enëve, apo të gjërave tjera në shtëpi. Mirëpo, jo çdo gjë mund të pastrohet, në formën si janë të ndërtuar, shkruan lajmi.net.

Nëse keni mjaftueshëm sfungjerë në shtëpi, filloni të eksperimentoni me ta, në mënyrë që të nxjerrni rezultate shumë më të mira nga ç’keni pasur më parë.

Mund të përdorni magnet, ashtu që të tërhiqen mes vete dy sfungjerë. Në këtë mënyrë ju do të mund të pastroni shishet brenda, në pjesët ku nuk mund të zgjatni dorën tuaj.

Më poshtë do të mund të shihni forma të ndryshme se si është eksperimentuar me sfungjer dhe mjete të tjera shtëpiake të cilat ua lehtësojnë punën tuaj të përditshme./Lajmi.net/