23.11.2017

Pini para gjumit këtë lëng, shkrin gjithë atë që i keni ngrënë gjatë ditës!

20 Dhjetor 2016

Ndihmësin më i mirë për humbje të peshës trupore që do ta gjeni ndonjëherë.

Ëndërr e çdo femre është të ketë trup të përsosur, pa hequr dorë nga shumica e ëmbëlsirave të preferuara të ëmbla dhe të njelmëta.

Natyrisht, ky është mision goxha i pamundshëm, pos te fatlumet e rralla të cilave metabolizmi u punon me shpejtësi të dritës, transmeton Telegrafi.

Një zgjidhje e përhershme është ushqimi i shëndetshëm dhe ushtrimet e rregullta, por ekziston edhe një “ndihmës” i cili mund t’jua lehtësojë procesin e dobësimit.

Fjala është për recetën nga përbërësit plotësisht natyralë dhe të fuqishëm, të cilët do t’ju ndihmojnë që atë që keni ngrënë gjatë ditës të mos “ngjitet” në formë shtresash yndyrore.

Përbërësit:

– 2 lugë majdanoz të grirë,
– Një filxhan i madh ujë,
– Pak kanellë,
– Pak uthull molle,
– Një lugë mjaltë,
– Një lugë xhenxhefil,
– Lëng të kulluar të një limoni

Përgatitja:

1. Vlojeni ujin, shtoni majdanozin dhe lëreni të ftohet.

2. Kullojini dhe shtoni edhe përbërësit e tjerë.

3. Pini këtë pije çdo natë një orë para se të flini gjumë, gjatë dy javëve. Nëse dëshironi të vazhdoni, bëni pauzë së paku 3 ditë, pastaj përsëriteni. /Telegrafi/