17.12.2017

Pesë frazat që nuk duhet t’ia thoni kurrë një mashkulli në takimin e parë

7 Tetor 2017

Për të gjithë femrat e vetme që janë duke kërkuar mashkullin e tyre ideal, takimet e para janë një prioritet.

E dini mirë se ju jepet vetëm një mundësi të lini një përshtypje të mirë, kështu që duhet të jepni më të mirën.

Kjo është mundësia juaj për të qenë tërheqëse, provokuese, interesante dhe të keni një prezencë të tillë që të bëni mashkullin me të cilin jeni afër të ndihet rehat me ju.

Për këtë ne ju këshillojmë 5 fraza të cilat duhet t’i shmangni (si dhe arsyen pse është më mirë kështu):

Jam shumë e zënë

Kur i thoni një mashkulli sa të zëna jeni me punë dhe sa e ngarkuar është jeta juaj e përditshme do e lini të nënkuptojë se nuk keni kohë për të dhe planet që mund të bëni bashkë do anulohen në minutën e fundit.

Jam person i pavarur dhe mund t’ia dal mbanë vetë

Nëse një mashkull e dëgjon këtë nga një femër, ai do të mendojë se nuk keni realisht nevojë për një mashkull. Edhe pse kjo mund të jetë e vërtetë, është një shenjë e keqe. Pse? Sepse një mashkull i mirë dëshiron të ndihmojë partneren e tij. Ai do të ndiejë që e dashura e tij ka nevojë për të dhe anasjelltas.

Çfarë makine ke?

Nëse bëni këtë pyetje, dijeni se e vetmja gjë që do hamendësojë është se jeni materialiste dhe e vetmja gjë që ju intereson është sa plot e ka xhepin. Edhe pse në të vërtetë mund të jeni e apasionuar pas makinave, në takimin e parë më mirë evitojeni këtë pyetje.

Ish-i im ishte një zgjedhje e gabuar

E kuptojmë që pas disa gotash dhe bisedash, tashmë ndiheni më rehat me njëri-tjetri dhe filloni të flisni më shumë për jetën tuaj private, deri në momentin që ju përmendni ishin tuaj. Kjo i jep një sinjal atij se nuk e keni harruar ende dhe po përpiqeni ta zëvendësoni me mashkullin e radhës.

E urrej punën që bëj

Nëse filloni të ankoheni për punën që në takimin e parë, dijeni se nuk do jepni një përshtypje të mirë. Përpiquni të jeni më pozitive. Nëse urreni punën, ok, keni plotësisht të drejtë, por këtë herë gjeni anët pozitive për të folur.