20.09.2017

Përdorimi i dhunës ndaj fëmijëve hiperaktivë përkeqëson çrregullimin

10 Shkurt 2017

Sipas psikologut Visar Sadiku, i ftuar në Emisionin e Mëngjesit në RTK, fëmijët me hiperaktivitet shfaqin rezultatet e dobëta dhe vështirësi në përqendrim.

Ai tha se këto janë çrregullime të shpeshta që shfaqen tek fëmijët, të cilat shpeshherë thellohen edhe më shumë si pasojë e reagimeve ndëshkuese që prindërit marrin ndaj fëmijëve të tyre.

\"Humbja e përqendrimit, ose siç njihet ndryshe hiperaktiviteti shfaqet tek fëmijët dhe nënat e raportojnë që në bark, apo që kur fillojnë të ecin. Nënat thonë që fëmija po lëviz shumë\", tha Visar Sadiku, psikolog. Sipas tij, rastet më të vështira është kur kombionohet hiperaktiviteti me mungesë të vëmendjes ndërsa zbulimi sa më herët i kësaj, do të thotë që më shpejtë rezultate të mira për fëmijët.

Simptomat e këtyre çrregullimeve bëhen edhe më të dukshme me kalimin në adoleshencë të fëmijës. “Një fëmijë që të mësojë normalisht duhet të ketë vëmendje e përqendrim. Por ky çrregullim i vëmendjes e çorienton fëmijën. Pra, vëmendja e përqendrimi janë të dëmtuara tek fëmijët  hiperaktivë’ theksoni Sadiku në Emisionin e Mëngjesit në RTK.

Fëmijët të cilët janë hiperaktivë dhe kanë mungesë përqendrimi të theksuar, janë të lëvizshëm, shpërqendrohen shpejt, nuk mund t’i ndalosh gjatë aktivitetit të tyre të rrëmbyer dhe e kanë të pamundur të presin qoftë edhe për pak sekonda. Pothuajse në të gjitha rastet ata shfaqin shenja padurimi, nervozohen dhe lëndohen shumë shpejtë.

Sa më shumë të përballen me ambiente të reja dhe të ndihen të huaj në të, aq me të vështirë e kanë të heqin dorë nga veset tekanjoze dhe agresive ndaj bashkëmoshatarëve të tyre. Janë pikërisht këto shenja që kanë sinjalizuar shumë prej prindërve për çrregullimet nga të cilat vuajnë fëmijët e tyre.

Ai bëri thirje që kjo energji tek fëmijët të shfrytëzohet për kohezion familjarë. \" Kemi teknika të vecanta për kthimin e vëmendëjs si ajo përmes tingullit, teknika e njohjes së formave etj etj, që kërkon koncentrim. Terapia zgjatë shumë.

Përdorim DSM apo teste për të parë nivelin e manifestimit të problemit\", theksoi psikolgu në Emisionin e Mëngjesit, duke shtuar se gjithsesi jo të gjithë fëmijët e gjallë vuajnë nga hiperaktiviteti dhe mungesa e përqëndrimit. Sipas tij, ka raste të shpeshta tek ne, që fëmijët janë hiperativ. Disa lindin të tillë, disa e kanë të bartur.

Në SHBA, psikologu Sadiku tregoi se është përdorur një medikament por është vërejtur se ka dhënë efekte negative në organizëm dhe është tërhequr. Ka pasur tek fëmijët psidomos tekikardi dhe prandaj nuk përdoren.