19.10.2018

Më në fund krijohet pajisja që iu shpëton nga mbytja në det (FOTO)

26 Korrik 2018

Më shumë se 372.000 njerëz në vit vdesin nga mbytja në det, mirëpo tani është krijuar një pajisje e cila mund të ndihmojë në uljen e këtij numri, transmeton gazetametro.net.

“Kingii” është një byzylyk i krijuar për tu veshur nga njerëzit që hyjnë dhe notojnë në det, dhe në rast të ndonjë pasigurie ai u ndihmon atyre të ngrihen mbi ujë.

Para se të hyni në det vendoseni këtë byzylyk, dhe në ndonjë rast kur keni nevojë të ngriheni mbi ujë e tëra që duhet të bëni është të tërhiqni levën që gjendet në të dhe më pas do të hapet një balonë e cila iu nihmon të ngriheni lart.

Kjo pajisje është krijuar nga Tom Agapiades, i cili erdhi me këtë ide kur shoku i tij i ngusht u mbyt në det.

Kujtojmë se gjatë vitit me mijëra persona vdesin nga mbytja në det.