23.09.2018

Kolla dhe gripi, kurimi natyral

15 Shkurt 2018

Stina e dimrit dihet që dobëson sistemin tonë imunitar, duke reduktuar praninë e antitrupave. Gripi dhe kolla janë të pranishme në këtë stinë.

Por mund të zgjedhim mes shumë produkteve farmaceutike apo kurave natyrale që ndihmojnë në shërimin më të shpejtë.

Një ndër kurat natyrale mjaft efikase është çaji me trumzë, limon dhe mjaltë, mjaft e njohur për vetitë e saj anti inflamatore. Ja se si mund ta përgatisni në kushtet e shtëpisë.

Pijeni sidomos në stinën e dimrit, apo kur keni simptomat e para të gripit dhe ftohjes.

Një gotë ujë, 250 ml, një lugë kafeje me trumzë, 5g, dy lugë me lëng limoni, 20 ml, dhe një lugë me mjaltë, 25 gram.

Përgatitja
Ngrohni ujin dhe kur të nisë të ziejë uleni flakën dhe shtoni trumzën. Lëreni të zjejë avash për 5 minuta, e pastaj fikeni zjarrin. Lëreni të pushojë për 10 minuta, dhe filtrojeni. Shtojeni lëngun e limonit dhe mjaltin e përziejeni mirë.

Konsumi
Pijeni 2-3 herë në ditë, sidomos para se të flini, që të qetësoni simptomat e ftohjes.