22.08.2017

Këmbët e ënjtura, ja ilaçi natyral për t’i kuruar

27 Mars 2017

Nëse jeni një nga njerëzit të cilët vuajnë nga ënjtjet në këmbë, me siguri e dini se kjo gjendje mund të jetë mjaft të pakëndshme dhe gjithashtu mund të pengojë aktivitetet e përditshme.

Ënjtja e këmbëve mund të jetë rezultat i faktorëve të shumtë, duke përfshirë shtimin në peshë, qarkullimin e dobët të gjakut, dietën e varfër, ciklin menstrual dhe shtatzëninë. Këmbët e ënjtura shpesh mund të shkaktohen nga moti i nxehtë, ndryshimet e temperaturës, dhe lagështia.Nga ana tjetër, graviteti gjithashtu tërheq lëngjet poshtë, duke çuar në ënjtje.

Nëse i ndjeni këmbët të fryra, duhet të shtriheni dhe ti mbani ato deri në rreth 30 cm lartësi, për të reduktuar ënjtjen.Një tjetër zgjidhje për këtë problem, është çaji plotësisht natyral i bërë nga majdanozi i cili do të mënjanojnë lëngjet e tepërta nga trupi dhe kështu do të ulë ënjtjen.Fillimisht, vloni 500ml ujë në një tenxhere. Pastaj, prisni rrënjët e freskëta të majdanozit dhe gjethet imët, dhe përziejini. Shtoni 5 lugë nga kjo përzierje në tenxhere dhe të valojini për 5 minuta.Më pas, lini çajin mënjanë të ftohet për 20 minuta.