25.06.2017

Ja sa fitojnë ata që realizojnë filmat porno

4 Mars 2017

Një studente e bukur po xhiron një film porno, për të paguar studimet. “Jam e re dhe kam nevojë për para,” thotë ajo.

Por a është kaq fitimprurëse kjo industri miliardash për aktorët dhe ata që realizojnë filmat?

Rrjeti amerikan CNBC ka publikuar një listë pagesash në industrinë porno.

Xhirimi i një filmi zgjat nga dy deri në katër ditë maksimumi. Në raste të veçanta shkon deri në tetë ditë.

Natyrisht ka ndryshim mes aktoreve të reja dhe atyre me përvojë.

-Një skenë konvencionale seksi mes një burri dhe një gruaje paguhet nga 730 deri në 920 euro.

-Aktoret e njohura fitojnë nga 1370 deri në 1830 euro. Në rast se bëhet fjalë për praktika ekstreme seksuale, mund të fitojnë nga 1650 deri në 2300 euro.

-Aktoret që e kanë për herë të parë paguhen duke nisur nga 275 euro.

Për meshkujt, pagat janë më të ulëta. Për një akt seksual ata paguhen nga 460 deri në 550 euro. Pornostarët e njohur marrin nga 640 deri në 830 euro. Superstarët marrin deri në 1380 euro.

Shumë yje të filmave porno e përdorin popullaritetin edhe për të bërë shfaqje striptizmi. Për një shfaqje fitojnë nga 6420 deri në 9170 euro.

 

Lista e pagave

Aktore në një skenë mashkull-femër: 275 deri 1370 euro

Aktore në një skenë lesbike: 640 deri 1100 euro

Aktrorët meshkuj: 460 deri 1370 euro

Regjisori: 920 deri 2750 euro

Kameramani: 460 bis 640 euro

Teknik zëri: 275 deri 370 euro

Asistent/e produksioni: 90 deri 230 euro

Autori: 230 deri 370 euro

Fotografi: 460 euro

Artist i makijazhit: 460 euro