15.12.2018

Ja pse duhet të mbani parfum në frigorifer dhe në banjë

29 Dhjetor 2017

Nëse parfumin e mbani në banjë, ai mund të prishet. Besoni ose jo, parfumi mund të prishet. Ndryshimi i ngjyrës dhe i aromës së pakëndshme janë sinjale të qarta që me të diç nuk është në rregull.

Mirëpo, ekziston mënyra goxha e thjeshtë që t’ia zgjasni qëndrueshmërinë.

Njëra ndër gjërat më të këqija për qëndrueshmërinë e parfumit është mbajtja e tij në banjë.

Parfumet do të duhej t’i mbanit në vend të ftohtë dhe të errët, sepse nëse u ekspozohen temperaturave të larta dhe lagështisë ndryshojnë aromën dhe cilësitë fizike të përbërësve siç janë vajrat esenciale.

Prandaj, më së miri është t’i mbani në frigorifer sado që të duket gjë e çuditshme.

Megjithatë, kini në mendje që parfumi është shumë i ndjeshëm ndaj ndryshimeve të temperaturave.

Ndryshimet e vrullshme të temperaturës në ambientin ku i mbajmë ato mund të nxisin reaksione të padëshiruara kimike brenda përbërësve të tyre natyralë.

Nëse parfumin me aromë agrumesh e mbani në banjë, avulli i cili krijohet gjatë larjes mund të ndikojë në freskinë e tij dhe në ndryshimin e aromës.