23.11.2017

Ja pse duhet të hani çdo ditë çokollatë?

9 Mars 2017

Studimet e deritanishme kanë treguar se çokollata e ka një efekt pozitiv në shëndetin e tërë organizmit. E vetmja gjë që është e rëndësishme është të konsumoni çokollatë të zezë, apo çokollatë e cila në përbërjen e saj i ka të paktën 70% kakao.

Është burim i shkëlqyer i antioksidantëve

– Çokollata është një burim i shkëlqyer i polifenoleve, katekineve dhe flavonoleve. Këto janë përbërës që kanë veti të fuqishme antioksiduese. Studimet kanë treguar se qumështi mund ta bllokojë absorbimin e këtyre elementëve, prandaj do të ishte më mirë të mos konsumoni çokollatë me qumësht.

Rregullon nivelin e kolesterolit
– Çokollata e zezë rregullon nivelet e insulinës. Ajo gjithashtu mund të ndihmojë në rregullimin e nivelit të kolesterolit. Studimet kanë treguar se çokollata e zezë në të njëjtën kohë e redukton nivelin e kolesterolit të keq (LDL) dhe i rrit nivelet e kolesterolit të mirë (HDL).

Mbron shëndetin e zemrës

– Çokollata e zezë e përmirëson shëndetin e gjithë sistemit kardiovaskular, ndërsa vetëm dy porcione të çokollatës së zezë në javë mund ta zvogëlojnë rrezikun e sulmit në zemër për madje 30%.

E përmirëson humorin

– Çokollata e stimulon prodhimin e serotoninës, një neurotransmetues ky përgjegjës për gjendjen emocionale, ndërsa studimet kanë treguar se konsumimi i rregullt dhe i moderuar i çokollatës mund ta zvogëlojë rrezikun prej depresionit.