19.10.2017

Ja pse duhet ta pini një gotë ujë të ngrohtë para se të bëni dush

8 Qershor 2017

Një gotë me ujë të ngrohtë para se futesh në dush është një prej këshillave më të shpeshta të mjekëve që duhet ta praktikojnë të gjithë.

Kjo, sepse uji i ngrohtë shërben për të ngrohur organizmin nga brenda, duke ndihmuar edhe në sistemin e qarkullimit të gjakut në sipërfaqen e lëkurës.

Përveç kësaj, uji ndihmon edhe për të mbajtur në ekuilibër nivelet e kripës në trup. Natriumi (kripa) shërben për të rritur presionin e gjakut dhe nxit mbajtjen e lëngjeve në indet e trupit. Nivelet e larta të natriumit mund të çojnë në presion të lartë të gjakut.

Por kur pi ujë, i ul nivelet e kripës duke ndihmuar kështu në uljen e presionit të gjakut. Kështu, për ta përmbledhur atë që ndodh, mjekët sqarojnë: ngrohtësia e ujit që pi kombinohet me ujin e ngrohtë të dushit duke bërë të mundur që presioni i lartë i gjakut të bjerë.

Por uji gjithashtu ndihmon edhe për të ulur nivelet e kripës në trup, gjë që çon më tej në uljen e presionit të gjakut. Pra, një gotë ujë para një dushi të nxehtë mund të ndihmojë shëndetin!