22.11.2017

Faktorët e çuditshëm që ju plakin lëkurën

14 Dhjetor 2016

Dielli dhe kequshqyerja e dëmtojnë lëkurën tuaj, por ka edhe shumë gjëra të tjera që ju plakin.

Ja kush janë ato faktorë që ju plakin:

Temperatura e dhomës - Ajri i kondicionuar mund ta thajë shumë lëkurën dhe lëkura e thatë çon në dëmtimin e barrierave të saj, duke përshpejtuar procesin e plakjes.

Manikyri
- Xheli i thonjve mund të shkaktojë dëmtime të rënda për thonjtë dhe mund të rrisë edhe rrezikun e prekjes nga kanceri. Ky xhel vendoset duke përdorur rreze ultravjollcë dhe ekspertët thonë se mund të ketë efekte anësore të rrezikshme. Llambat me dritë ultravjollcë dëmtojnë qelizat e lëkurës.

Buka me reçel në mëngjes - Buka ka sheqer, reçeli po ashtu dhe kjo e prish fytyrën. Sheqeri i tepërt stimulon zhvillimin e radikaleve të lira.

Të qëndruarit vonë në punë - Stresi dhe qëndrimi vonë në punë mund të jetë shumë i dëmshëm për lëkurën tonë. Rrathët poshtë syve, lëkurë e thatë dhe puçrra janë pasojat e këtij kombinimi. Gjithashtu, stresi prish edhe gjumin, duke bërë që të dukeni më të plakur.